Klopp: Salah duhet të zgjidhet futbollisti i vitit para De Bruynes!

Trajneri i Liverpooli-t Jurgen Klopp ka thënë se sulmuesi i tij Mohamed Salah e meriton të shpallet futbollisti i vitit para sulmuesit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne.

Klopp e ka ndihmuar shumë egjiptian Salah që të bëhet një ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë. Salah pas transferimit nga Roma është bërë lojtari kryesor të skuadra e gjermanit dhe është duke thyer çdo rekord të mundshëm në Premier Ligë.

“Mendoj se Salah e meriton të shpallet lojtari i vitit 100 %, të dy lojtarët kanë bërë një sezon fantastik, duke shënuar gola vendimtar për ekipet e tyre, unë them se Salah e meriton po nëse them se Kevin De Bruyne nuk ka asnjë shansë të shpallet lojtari i vitit, unë gënjej sepse ai është një lojtar fantastik dhe City do të shpallet kampion në Angli“, deklaroi gjermani Klopp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here