Manchester United pranë blerjes së lojtarit të Juventus!

Alex Sandro ua ka shprehur drejtuesve se nuk dëshiron të vazhdojë më gjatë tek Juventusi.

Mbrojtësi kërkohet nga shumë skuadra dhe mbi të gjitha qëndron Manchester United, që sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë gati t’i paraqesin “Zonjës së Vjetër” një superofertë për kartonin e brazilianit gjatë merkatos së verës.

Po sipas asaj që shkruajnë mediat, 27-vjeçari është kërkesa numër një e trajnerit Mourinho për të përforcuar repartin e prapavijës për sezonin e ardhshëm dhe portugezi është i gatshëm të ofrojë aq sa zonja e vjetër kërkon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here