Umtiti ka vendosur kushtet e tij, Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e tij!

Mbrojtësi francez, Samuel Umtiti ende nuk ka vendosur se a do të qendrojë te Barcelona, kurse interesim të madh për të ka treguar Manchester United.

Umtiti ka kontratë me Barcelonën edhe për tre vite të tjera, por francezi mund të largohet nga “Camp Nou” në fund të sezonit pasiqë klauzola e lirimit të tij është 60 milionë euro.

Mbrojtësi ka pranuar se dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por me një kusht që të fitojë rritje të pagës. Umtiti te Barcelona përfiton 2 milionë euro në sezonë.

Francezi dëshiron rritje të pagës së tij për 7 milionë euro, që do të përfitonte 9 milionë euro në sezonë, shifër kjo që nuk po pranohet nga Barcelona. Kjo ka bërë që Katalanasit ta kërkojnë zëvendësuesin e tij.

Sipas mediave spanjolle, zëvendësuesi i Umtitit do të jetë mbrojtësi i Sevillas, Clement Lenglet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here