Zidane mobilizon të gjithë skuadrën për ndeshjen ndaj Juves!

Real Madridi tashmë ka mbërritur në Torino të Italisë, aty ku do të përballet me Juventusin në çerekfinale të Champions League.

Zinedine Zidane ka ftuar të gjithë lojtarët për këtë ndeshje që do të zhvillohet të martën mbrëma në “Allianz Stadium”.

Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Marcelo, Toni Kroos dhe Isco pushuan në fitoren 3-0 ndaj Las Palmas, por kanë udhëtuar për në Torino, ashtu si edhe Dani Carvajal, i cili është i pezulluar.

Skuadra e Realit kundër Juves: Keylor, Casilla, Luca; Carvajal, Vallejo, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Theo, Achraf; Kroos, Modric, Casemiro, Llorente, Asensio, Isco, Kovacic, Ceballos; Ronaldo, Benzema, Bale, Vazquez, Mayoral.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here