Abramovich hidhërohet: Enrique nuk do të jetë trajneri i Chelsea

Kryesia e Chelsea është e shqetësuar për rezultatet e dobëta dhe në fund të sezonit me siguri Blutë e Londrës do të kërkojnë trajner të ri.

Sipas të gjitha gjasave Conte do të largohet në fund të sezonit, kurse Abramovich ka përjashtuar mundësinë e Luis Enriques si trajner i ardhshëm i klubit, pasiqë spanjolli është menduar shumë.

Chelseas nuk i kanë mbetur shumë mundësi dhe sipas të gjitha gjasave trajner i ri  do të jetë Allegri, i cili për një kohë të gjatë është i lidhur me klubin nga Londra.

Allegri ka deklaruar se nuk do të mbetet në Itali nëse largohet nga Juventus dhe mbetet ta shohim se cilin klub do ta udhëheqë italiani sezonin   e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here