Barella në sytë e klubeve evropiane!

Nicolo Barella quhet talenti më i ri në Serinë A, që po tërheq vëmendjen e shumë klubeve europiane. Fantazisti i Cagliarit po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje, ndryshe nga sardët që vuajnë në ‘zonën e ftohtë’ të renditjes.

Ai është vetëm 21-vjeç dhe deri tani ka shënuar 6 gola për Cagliarin, ndërsa është kthyer në një pikë referimi për skuadrën e tij.

Interi, Milani dhe JuventusiItali, por edhe Liverpool e Dortmund në Europë, kanë kërkuar informacion për kartonin e tij, pasi synojnë ta afrojnë gjatë merkatos së verës.

Presidenti i Cagliarit e ka deklaruar se kërkon të paktën 30 milionë euro për “diamantin” e tij, por përfshirja e shumë klubeve mund të hapë një ankand, që mund ta çojë çmimin mbi 40 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here