Capello: Italia nuk ka cilësi!

Pasi mori pjesë dy herë si trajner, me Anglinë në 2010-ën dhe me Rusinë në 2014-ën, këtë Botëror Fabio Capello do ta shohë si spektator.

I shkarkuar para pak ditësh nga drejtimi i skuadrës kineze, Jiangsu Suning, Capello është rikthyer në Itali, ku ka dhënë një opinion për situatën në të cilën ndodhet kombëtarja e tij.

“Është e pamendueshme që 4 herë kampionët e botës, ta shohin këtë kompeticion nga televizori. Gjithsesi kemi gabuar shumë dhe për momentin në Kombëtare ka shumë pak cilësi dhe kualitet.

Duhet të rikthehemi të analizojmë gabimet dhe të rifillojmë nga zeroja, për të rritur breza që mund t’i shërbejnë kombëtares. Ne jemi Italia dhe nuk duhet të imitojmë të tjerët, thjesht duhet të punojmë për të nxjerrë në pah anët tona më të forta”, u shpreh Don Fabio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here