Dëmtohet lojtari i Real Madridit!

Sezoni 2017/18 ka marrë fund për talentin e ri të Real Madridit, Martin Odegaard, pas lëndimit që e pësoi duke luajtur për klubin ku është i huazuar, Heerenveen.

Adoleshenti norvegjez ka qenë në formë për ekipin e vet dhe lëndimi i ndodhi në një kohë shumë të keqe, kur kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje për t’u zhvilluar deri në play-offin për një vend në Europa League.

Ai pritet të riaftësohet në verë dhe atëherë Real Madridi do të vendosë nëse ai do t’i bashkohet ekipit të parë apo jo për stërvitje parasezonale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here