James nuk është i vendosur për të ardhmen!

James Rodriguez insiston se është i lumtur në Bayern Munich, por në të njëjtën kohë refuzon ta hedhë poshtë mundësinë për t’u kthyer në Real Madrid.

Mesfushori kolumbian iu bashkua gjigantit gjerman verën e kaluar pas një marrëveshjeje për huazim dyvjeçar, me Bayernin që ka opsion jo të obligueshëm për ta blerë kartonin e plotë të tij.

Raportohet se Bayerni ka opsion jo te obligueshëm për ta blerë atë për 42 milionë euro, megjithatë krye shefi ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, ka pohuar dje se ai dhe klubi i tij nuk e kanë për ngut për të arritur marrëveshje permanente për James.

“Të kthehem në Madrid? Nuk e di, nuk dihet se çfarë ndodh të ardhmen, por duhet të mendoni se çfarë po ndodh tani dhe ky klub është në të tashmen time”, ka thënë James për Fox Sports.

“Jam i lumtur në Bayern, jam duke luajtur më shumë dhe kjo është mirë për mua. Po mendoj vetëm për Bayernin“, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here