Real Madrid heq dorë nga Hazard

Sipas mediave angleze, Real Madrid do të heqë dorë nga Eden Hazard. 

Belgu për një kohë të gjatë nën shënjestrën e Realit, por forma e dobët e Hazard muajt e fundit dhe paraqitjet e shkëlqyeshme të Ronaldos, kanë bërë që kryesia e Realit të fokusohet në lojtarë tjerë.

Real Madrid planifikon të shpenzojë një shumë të madhe për  merkaton verore, por duket se Hazard nuk është më në planet e tyre.

Nga ana tjetër Chelsea po bën çmos që ta mbajë Hazardin në “Stamford Bridge” dhe janë të gatshëm ti ofrojnë belgut 350 000 paund në javë, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në Premier League.

Por nëse Hazard dëshiron të largohet nga Chelsea, Blutë e Londrës nuk do ta lirojnë atë për shumën më të ulët se 100 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here