Sekreti i suksesit të Ronaldos: Dietë e mirë dhe shumë punë!

Makineria e golave, Cristiano Ronaldo sot ka qenë në qendër të vëmendjes në të gjitha mediat botërore, pas paraqitjes fantastike në ndeshjen e mbrëmshme kundër Juventus.

E përditshmja Katalanase, “El Mundo Deportivo” sot kanë shkruajtur rreth sekretit të suksesit të Ronaldos. Portugezi punon shumë në dy gjëra- ushqim të mirë dhe stërvitje fizike.

Në menynë e Ronaldos nuk ka alkohol, sheqer dhe çokolatë. Buka dhe pasta janë pjesë e dietës së tij. Në menynë e tij nuk mungojnë asnjëherë pemët, perimet edhe orizi kafe.

Ronaldo gjithashtu përdor suplemente të cilat i nevojiten për organizmin e tij.

Dieta e tij është e lidhur me orarin e stërvitjeve të tij. Ushqimi para stërvitjes është gjithmonë i pasur me karbohidrate, të cilat ai i djeg pastaj në stërvitje.

Në qendrën sportive të Realit, Ronaldo punon me profesorin, Antonio Pintus. Ai i përkushton vëmendje disa grupeve të muskujve dhe kërcimet e tij të larta janë falë punës me kuadricepsin, triceps dhe biceps dhe muskujve të shpindës.

Edhe pse 33 vjeçarë, Ronaldo vazhdon të jetë në super formë fizike dhe të bëj paraqitje të shkëlqyeshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here