Ajax i ndërron emrin stadiumit nga „Amsterdam Arena“ në „Johan Cruyff Arena“

Gjiganti holandez, Ajax sot ka konfirmuar se e ka ndërruar emrin e stadiumit Amsterdam Arena.

Nga sezoni i ardshëm stadiumi do ta mbajë emrin e legjendës holandeze Johan Cruyff.

Johan Cruyff i cili vdiq me 24 mars të vitit 2016, luajti te Ajaxi nga viti 1964 deri në vitin 1973 dhe në atë periudhë luajti 240 ndeshje dhe shënoi 190 gola. Cruyff para përfundimit të karierës u rikthye te Ajaxi në vitin 1981 dhe luajti 36 ndeshje.

Lajmin se nga sezoni i ardhsëm stadiumi do ta mbajë emrin Johan Cruyff, tifozët e pritën shumë mirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here