Barcelona me një rekord jo të zakonshëm: Nëse nuk mundet Messi, janë kundërshtarët ata të cilët ndihmojnë

Barcelona në ndeshjen e mbrëmshme ka arritur deri te një rekord jo të zakonshëm në Ligën e Kampionëve.

Asnjë skuadër deri tani nuk është ndihmuar nga kundërshtarët e saj më shumë se Barcelona.

Barcelona e mposhti Romën me rezultatin 4-1, por dy gola i shënuan lojtarët e Romës autogol.

Me dy autogolat e Romës mbrëm, numri i autogolave që janë shënuar kundër Barcelonës u bë 5. Më shumë gola se kundërshtarët për Barcelonën ka shënuar vetëm Messi këtë sezonë, 6 gola.

Se nuk bëhet fjalë për rastësi, konfirmon edhe statistika e La Ligas. Kundërshtarët e Barcelonës në La Liga shpesh shënojnë autogola. Barcelona është skuadra e cila ka përfituar  më së shumti nga autogolat në këtë sezonë. Tre gola të Barcelonë në kampionat janë nga autogolat kurse lojtarët e Barcelonës nuk kanë shënuar asnjë autogol.

Only Lionel Messi (6) has scored more Champions League goals for Barcelona this season ??

Gepostet von Bleacher Report Football am Mittwoch, 4. April 2018

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here