Emre Can ka sjellur vendimin rreth së ardhmes së tij

Mesfushori i Liverpoolit dhe i Gjermanisë, Emre Can ka vendosur që karierën e tij futbollistike ta vazhdojë te Juventus.

Këtë e ka konfirmuar edhe  bashkëlojtari i tij Sami Khedira i cili e ka zbuluar këtë informacion për mediat gjermane.

Can ka vendosur që mos ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin dhe do ta vazhdojë karierën e tij te Juventus.

Zonja e Vjetër edhe verën e kaluar tregoi interesim për të, por Liverpool refuzoi të gjitha ofertat.

Marrëveshja mes Can dhe Juventus do të zyrtarizohet pas mbarimit të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here