Gattuso ka nënshkruar kontratën e re me Milanin

Klubi i Milanit sot ka konfirmuar sot rinovimin e kontratës me Gennaro Gattuson.

Emërimi i Gattusos si trajner i Milanit ka përmirsuar dukshëm lojën e skuadrës dhe kryesia ka vendosur që ta rinovojë kontratën me italianin.

Sot është konfirmuar rinovimi i kontratës deri në vitin 2021.

“Jam i kënaqur që kam mundësi ta udhëheq një klub si Milani. Ju falenderoj për besimin dhe shpresoj që do ta rikthejmë Milanin në majat e futbollit”, ka deklaruar Gattuso.

Rosonjerët janë ende në lojë për kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Milani është në pozitën e pestë me 51 pikë 8 më pak se vendi i katërt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here