Klopp zbulon se çfarë i ka thënë Salah pas ndeshjes

Liverpool në Anfield e ka shokuar makinerinë e Pep Guardiolës me rezultatin 3-0.

The Reds kanë avantazh të madh para ndeshjes së kthimit në “Etihad”, por tifozët e Liverpoolit janë të shqetësuar për shkak të lëndimit të Mohamed Salah.

Në minutën e 52, Salah u largua nga fusha për shkak të lëndimit, ende nuk ka informacione më të detajuara rreth lëndimit të tij, por trajneri Klopp shpreson se Salah do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese.

“Pas ndeshjes ai më tha se gjithëçka është në rregull dhe se është mirë. Shpresoj të jetë ashtu”, ka thënë Klopp rreth lëndimit të Salah.

Në rast se bëhet fjalë për një lëndim më të madh, atëhere do të jetë një hendikep i madh për Liverpoolin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here