Mourinho ka plan të ri për merkaton e verës: Salah, Willian…

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho do të ketë në dispozicion shumë para për merkaton e verës.

Portugezi ka shumë plane, në listën e dëshirave të tij është Mohamed Salah dhe Willian.

Salah po luan një sezonë të shkëlqyeshme te Liverpooli. Ai për momentin është lojtari më i mirë në Premier League.

Salah është përfolur për një transferim të tij te Reali por në garë tani është edhe Manchester United. Skuadra nga “Old Trafford” është e gatshme të ofrojë 175 milionë euro për egjiptianin, por vështirë se Liverpool do ta shesë atë te rivalët e tyre.

Përveç Salah në listën e dëshirave të Mourinhos është edhe Willian. United pritet të ofrojë 30 milionë euro për brazilianin.

Do të jetë interesante të shohim se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here