Real dëshiron tre lojtarët e Manchester United!

Kryesia e Real Madridit ka kontaktuar me kryesinë e Manchester United dhe i kanë bërë atyre një ofertë interesante.

“Manchester Evening News” shkruan se Madrilenët janë interesuar përsëri për De Gean, kurse kanë shfaqur interesim edhe për Paul Pogba dhe Antony Martial.

Real Madrid i ka ofruar Djajve të Kuq, sulmuesin e tyre Gareth Bale,i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Madridi.

Përveç Bale, Reali i ka ofruar Manchesterit edhe Luka Modric dhe Toni Kroos.

Megjithatë Manchester United ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta shesë De Gean.

Megjithatë mediat angleze nuk e përjashtojnë mundësinë e ndërrimit mes Realit dhe Manchester Unitedit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here