VIDEO: Sipas Diego Simeones ky gol është më i bukur se ai i Ronaldos

E gjithë Europa po vazhdon ta komentojë golin e Ronaldos kundër Juventusit.

Të gjithë janë të impresionuar, por sipas Diego Simeones ka pasur gola më të bukur.

Para ndeshjes me Sporting Lisbon, Simeone u pyet nga gazetarët se a është goli i Ronaldos më i bukuri që ka parë ndonjëherë.

“Jo kam parë edhe gola më të bukur. E mbaj mend vitin 1986. Po luanin River dhe Polonia. Ishte 4-2 për Poloninë, kurse ndeshja mbaroi 5-4 për Riverin. Goli i Franchesconit ishte më i bukur”, ka deklaruar Simeone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here