Cancelo po shkëlqen tek Interi!

Erdhi në verë nga Valencia në huazim me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro dhe tashmë Joao Cancelo ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të Interit. 

Që prej janarit ai po luan me rregullsi në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe zikaltrit për herë të parë që prej largimit të Maicon, po shikojnë një mbrojtës të aftë të kontribuojë me rregullsi në ndërtimin e aksioneve dhe shënimin e golave.

Cancelo ekzekuton të gjitha goditjet standarde te zikaltrit, ndërsa me zbritjet e tij ka asistuar shpesh për golat e shënuar nga futbollistët e Interit.

Gjithashtu portugezi po ofron garanci maksimale edhe në mbrojtje, ndërsa shikohet si një alternativë e besueshme për të dërguar topin, sa herë që kundërshtari bën presing.

Së fundi kanë qenë të shumtë zërat e opinionistëve sportivë, por edhe të ish futbollistëve zikaltër, që bëjnë apel për pagesën e 35 milionë eurove, për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

Kësaj nisme i janë bashkuar edhe tifozët në rrjetet sociale, që bëjnë thirrje vazhdimisht për të blerë me çdo kusht Cancelon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here