E ardhmja e Umtiti do të zgjidhet shumë shpejt!

E ardhmja e mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti, do të zgjidhet në muajin e ardhshëm, raporton Sport.

Mbrojtësi francez ka qenë shumë i përfolur për një transferim tek Manchester United pasi “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm që të paguajnë klauzolën prej 60 milionë eurosh.

Umtiti duket i vendosur për të qëndruar në Camp Nou dhe mesa duket edhe Barcelona do të ndalë kërkimet për një qendër-mbrojtës të ri nëse francezi rinovon kontratën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here