Chelsea dhe Bayern Munich prej kohësh kanë tentuar transferimin e Hysajt, por së fundmi në garë fuqishëm për lojtarin është futur edhe kampioni aktual i Italisë, Juventus.
Sipas asaj që ka shkruar “Tutomercatoweb“, Juventus po e sheh Hysajn si zëvendësuesin adekuat të zviceranit Lichtsteiner. Zonja e Vjetër po planifikon të veprojë njëjtë edhe me Hysajn si me Higuainin kur i pagoi klauzolën dhe e transferoi në Torino.
Hysaj është shprehur i lumtur dhe krenar për aventurën tek Napoli por Juventus për të është një mundësi që vështirë se do të refuzohej.