Janë bërë të njohura detajet e lëndimit: Ja se kur do të rikthehet Salah

Mohamed Salah po luan një sezonë fantastike dhe vetëm për një vit u bë lojtari kyç i Liverpoolit.

Salah shënoi gol edhe në fitoren e madhe të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve kundër Cityt, por i shqetësoi fansat me lëndimin e tij.

Burime të afërta me klubin bëjnë të ditur se lëndimi i Salah nuk është shumë serioz dhe se ai mund të rikthehet në fushë në ndeshjen e nesërme kundër Evertonit. Megjithatë Klopp, në pres konferencë deklaroi se nuk dëshiron ta rrezikojë egjiptianin dhe se ai nuk do të luajë kundër Everton.

Lajm i mirë për tifozët e Liverpoolit është se Salah do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese kundër Cityt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here