Ja çfarë bëri Mbappe para penalltisë së Saint Etienne (VIDEO)

Futbollistët e PSG kanë barazuar me skuadrën e Saint Etienne 1-1 në gjiron e 32 të Kampionatit francez.

Parizienët me siguri kanë pritur ti marrin 3 pikë të reja, por në fund kanë qenë mjaft me fat që kanë marrë vetëm një pikë. Saint Etienne shënoi golin e parë në minutën e 17 me anë të Cabellos, kurse dhjetë minuta më vonë ata mund ta dyfishonin rezultatin e ndeshjes.

Cabella morri përsipër gjuajtjen e penalltisë, por goditja e tij u prit nga Areola. Areola e ndëgjoi Mbappen i cili bëri me shenjë anën ku do ta gjuante Cabello penalltinë.

PSG ka marrë golin e barazimit me anë të autogolit të Debuchy në minutat shtesë të ndeshjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here