Marotta: Allegri do të mbetet te Juventus

Në mediat italiane është spekuluar se Massimiliano Allegri do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit dhe karierën do ta vazhdojë jashtë Italisë.

Allegri ka deklaruar se do ta vazhdonte karierën jashtë Italisë dhe me këtë deklaratë ka ndezur spekulimet për largimin e tij nga Juventus në fund të sezonit.

Drejtori i Zonjës së Vjetër, Beppe Marotta në një intervistë për Rai Sport ka deklaruar se Allegri do të jetë trajner i Juves edhe për sezonin e ardhshëm.

“Allegri do të jetë trajneri i Juves edhe për sezonin e ardhshëm 100%. Kemi biseduar pas ndeshjes me Realin dhe të dy palët dëshirojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë”, ka thënë Marotta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here