“Unë do të paguaja 100 milionë euro për Balotellin”

Alassane Plea, bashkëlojtari i Balotellit ka thënë se sulmuesi i Nice në tregun e sotëm do të kushtonte 100 milionë euro.

Mario Balotelli në fund të këtij edicioni pritet që të ndërrojë ambient pasi i përfundon kontrata me klubin francez.

“Ai është shumë efektiv në sulm, të stërvisë me të është shumë mirë, pasi gjithmonë mësoj gjëra të reja nga ai,” ka thënë Plea.

“Mario më flet shumë mua dhe unë i detyrohem shumë atij. Unë gjithashtu do të paguaja 100 milionë euro për të. Ai shënon shumë gola, të paktën 20 për një sezon.

“Dhe duke i shikuar çmimet e lojtarëve në futboll, unë do të paguaja për 100 milionë euro për të,”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here