Edhe pse janë tetë pikë mbrapa vendin të fundit që dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm, por trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso beson akoma se kualifikimi në Champions është i arritshëm.
“Ende i kemi synimet e njëjta”, ka thënë Gattuso në një konferencë për media.
“Do të tentojmë deri në fund të kualifikohemi në Champions League. Do të vazhdojmë të luftojmë derisa kualifikimi është i mundshëm matematikisht. Pse të heqim dorë?” shtoi ai.