Gattuso akoma beson tek Champions League!

Edhe pse janë tetë pikë mbrapa vendin të fundit që dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm, por trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso beson akoma se kualifikimi në Champions është i arritshëm.

“Ende i kemi synimet e njëjta”, ka thënë Gattuso në një konferencë për media.

“Do të tentojmë deri në fund të kualifikohemi në Champions League. Do të vazhdojmë të luftojmë derisa kualifikimi është i mundshëm matematikisht. Pse të heqim dorë?” shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here