Griezmann prish festën në Bernabeo, derbi i Madridit pa fitues (VIDEO)

Real Madridi nuk ka mundur të shënojë fitore në Santiago Bernabeu ndaj rivalit të urryer lokal Atletico Madridit, pasi ndeshja ka përfunduar me barazim 1-1.

Derbi i madh lokal i Madridit mes Mbretërve dhe Los Colchoneros dhuroi gola, emocione dhe duele të shumta, por jo edhe fitues, pasi në fund skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga Mbretërit të cilët rrezikuan me anë të Cristiano Ronaldos 10 , 20, Raphael Varane 28 dhe Marcelon 42, por nuk patën fatin ta gjejnë golin.

Edhe Atletico pati disa raste të mira me Diego Costan 22, 30, por as mysafirët nuk arritën ta tundin rrjetën dhe në fund skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, Reali arriti ta gjej shpejt golin me anë të Ronaldos, i cili shënoi një supergol me vole në minutën e 53-të për 1-0 pas asistimit të saktë të Gareth Bale.

Megjithatë, mysafirët arritën të kthehen shpejt në lojë me anë të yllit francez, Antoine Griezmann, i cili shënoi pas vetëm katër minutash për 1-1 pas asistimit të Vitolos.

Në vazhdimin e pjesën së dytë, Atletico pati diçka më shumë nga loja duke u treguar më e rrezikshme, por edhe Reali pati rastet e veta, por që asnjëra skuadër nuk pati fatin ta gjej rrugën e rrjetës dhe pas 90 minutash ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Reali mbetet në pozitën e tretë me 64 pikë, ndërsa Atletco renditet e dyta me 68 pikë.

Në takimin e radhës, Los Blancos udhëtojnë te Malaga, ndërsa Los Colchoneros e presin në shtëpi Levanten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here