Heynckes faleminderon Ancelottin!

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka shprehur mirënjohje për Carlo Ancelotti për ekipin që i la pas shkarkimit. Ancelotti la Bayernin në fund të shtatorit pas një disfate 3-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.

“Dua të dërgoj përshëndetje të veçanta në Itali për Carlo Ancelotti për përfshirjen e tij në këtë dhe ta përgëzoj për këtë titull”, ka thënë fillimisht Heynckes për Sky.

“Unë mendoj se ai është një trajner i madh dhe një person i madh”, përfundoi trajneri gjerman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here