Smalling zbulon çfarë tha Mourinho pas pushimit të pjesës së parë!

Chris Smalling, autori i golit të tretë që solli edhe përmbysjen e Manchester United në derbin ndaj Manchesterit, ka zbuluar edhe fjalët që Jose Mourinho i ka thënë ekipit të tij, në pushimin e pjesës së parë, teksa ekipi i tij po mundej me dy gola nga “qytetarët”.

“E dinim që po bënim një paraqitje të dobët, trajneri nuk është se duhej të na thoshte shumë gjëra në pushim”, tha fillimisht mbrojtësi anglez.

“Thjesht na tha se nuk do dëshironte që të ishte klouni që do i duhej të rrinte në pankinë duke parë se si Manchester City do fitonte titullit. City ka qenë fantastik gjatë gjithë sezonit, por ne u zgjuam dhe fituam ndeshjen. Në pushim na erdhi keq për veten. Donim të ktheheshim në fushë dhe të luanim me krenari dhe në fund e merituam fitoren.” – deklaroi Smalling.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here