Navas flet për të ardhmen!

Keylor Navas dëshiron të qëndrojë sa më shumë në “Santiago Bernabeu” duke shijuar trofetë që po fiton me Real Madridin.

Thibaut Courtois dhe David de Gea, janë dy portierët për të cilët flitet se kërkohen nga Real Madridi dhe se njëri do ta veshë fanellën e Los Blancos sezonin e ardhshëm.

Por, portieri aktual, Navas, që bëri paraqitje fantastike në barazimin 1-1 me Atletico Madridin, tha se dëshiron të qëndrojë deri në fund të kontratës, deri në vitin 2020.

“Jam shumë i qetë, po shijoj çdo moment”, u shpreh Navas.

“Kam edhe dy vite kontratë dhe dua ta përmbush”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here