Hysaj hyn në librat e historisë së Napolit!

Napoli bëri një përmbysje të çmendur në minutat shtesë kundër Chievos, duke qëndruar ende në garë për titullin kampion në Itali. 

Mirëpo, përballja e të dielës nuk ka qenë e veçantë për shqiptarin vetëm në sajë të përmbysjes, por edhe për numrin historik të ndeshjeve me fanellën e Napolit.

Ndeshja kundër Chievos ka qenë një sfidë për t’u mbajtur mend për shqiptarin. Hysaj ka luajtur takimin e 100-të në Serie A me fanellën e napolitanëve. Një arritje për vetë shqiptarin, i cili shënon një tjetër rekord personal me skuadrën, e cila është duke synuar titullin kampion në Itali.

Hysaj ka shkruar emrin në librin e rekordeve të skuadrës që e kanë arritur këtë shifër ndeshjesh të luajtura. Shqiptari bëhet lojtari i 122-të që ka luajtur të paktën 100 ndeshje me NapolinSerie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here