Pogba mund të transferohet te PSG, por vetëm me një kusht!

Paul Pogba është i lindur në rrethinën e Parisit, kurse nga sezoni i ardhshëm mund të luajë përsëri në Paris.

Sipas mediave franceze Paul Pogba, ka pranuar të transferohet te PSG por vetëm me një kusht, Neymar të qëndrojë në Paris.

Edhe pas dy golave të shënuar në derbin e Manchesterit, Pogba nuk është i lumtur te United.

Këtë situatë po e vëzhgon me vëmendje PSG dhe po përgatit një super transferim të ri.

Arsyeja pse Pogba e dëshiron Neymarin në skuadë është fakti se ata së bashku do ta synojnë Ligën e Kampionëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here