Tuchel po planifikon skuadrën e re të PSG – dëshiron lojtarin e Chelsea, nuk ka vend për Cavani

Sipas të gjitha gjasave, Thomas Tuchel do të jetë trajneri i ri i PSG.

Lajmin e ka bërë të ditur L’Equip dhe pas këtij lajmi menjëherë kanë filluar lajmet rreth transferimeve të reja të PSG.

Sipas mediave gjermane, dëshira e parë e Tuchel është lojtari i Chelsea, Kante. Tuchel dëshiron një mesfushë të fortë. Parizienët për Kanten janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro.

Përveç Kantes, në listën e përforcimeve është edhe portjeri i Chelsea, Thibaut Courtois, kurse plan B është Jan Oblak.

Në fund, Tuchel dëshiron një sulmues të ri në vend të Cavanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here