Abramovich humbet 543 milionë dollarë!

Sanksionet kundër Rusisë duket se e kanë bërë të veten dhe në këtë rast i pari që është goditur është pronari i Chelsea Football Club, Roman Abramovich.

Abramovich, sipas një raporti i “Moscow Times“, është njëri nga 50 biznesmenët më të pasur rus që është goditur nga sanksionet që SHBA dhe vendet e Europës Perëndimore kanë vënë kundër Rusisë.

SHBA ka vënë sanksione për të gjithë ata biznesmenë, kompani dhe zyrtarë qeveritarë rus që kanë lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Sanksionet vinë si ndëshkim për këtë biznesmenë dhe përfshirjen e tyre në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Pasojat ende nuk dihet se çfarë do të jenë në klubin londinez, por shumica e analistëve kanë paraparë që sivjet Chelsea të gjendet në vështirësi financiare, gjë që është parë edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, ku Chelsea ka dështuar për të dërguar emra të mëdhenj në “Stamford Bridge

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here