Busquets, deklaratë pas humbjes së mbrëmshme!

Sergio Busquets ka thënë se eliminimi në Champions League nga Roma pavarësisht rezultatit 4 me 1 nga pjesa e parë ishte “humbja më e keqe në karrierën time në Barcelonë”.

Mesfushori pritej të pushonte në Stadio Olimpico në ndeshjen kthyese në kuadër të çerekfinaleve, por luajti me dhimbje dhe ata humbën me rezultat të thellë 3 me 0.

“Është eksperienca ime më e keqe. Ne u eliminuam në mënyrë të ngjashme edhe sezonin e kaluar”, ka thënë Busquets për BeIN Sport pas ndeshjes. “Ne jemi jashtë Champions Leagues, gjë të cilën nuk e donim pas një rezultati të mirë në pjesën e parë, po ky është futbolli”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here