Callejon qëndron tek Napoli pavarësisht interesimit të Milanit!

Manuel Garcia Quilon që është agjent i Jose Maria Cajellon, ka folur rreth së ardhmes së sulmuesit të Napolit.

Futbollisti spanjoll ka kontratë me Napolin deri në vitin 2020. Ai ka dekluarar se futbollisti ka një kontratë deri në vitin 2020 me skuadrën që drejtohet nga Maurizio Sarri dhe se pavarësisht zërave që flasin për një interesim të Milanit, asgjë nuk është e vertetë, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt me kuqezinjtë lidhur me 31-vjeçarin.

Cajellon është shumë mirë në Napoli, ka kontratë edhe për dy vite me klubin dhe ne nuk kemi pasur bisedime me asnjë klub tjetër”, ka thënë Quilon. Cajellon është pjesë e Napolit që nga viti 2013, ku u transferua nga Real Madridi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here