Chiesa mund të transferohet në Premier League!

E ardhmja e Federico Chiesa mund të jetë në Premier League.

Sipas mediave angleze, Chelsea dhe Liverpooli kanë dërguar emisarë për ta vëzhguar nga afër talentin e Fiorentinës, që është i biri i ish-sulmuesit të shquar italian Enrico Chiesa.

Po sipas asaj që raportojnë mediat, të dyja skuadrat janë gati të bëjnë lëvizjet e para për të arritur te kartoni i 20-vjeçarit, sidomos blutë e Londrës, të cilët në verë pritet të bëjnë një revolucion në ekip.

Gjatë këtij sezoni Federico Chiesa është aktkvizuar në 29 ndeshje të Serie A dhe ka shënuar 6 gola me skuadrën vjollcë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here