Ferguson ishte në Romë për të vëzhguar Umtiti!

Trajneri portugez i Manchester United ka dërguar ish trajnerin e ‘djajve të kuq’ Sir Alex Ferguson mbrëmë në Romë për të vëzhguar qendërmbrojtësin e Barcelonës Samuel Umtiti-n.

Umtiti është objektivi kryesor i Mourinohos, për ta transferuar gjatë merkatos së verës. Siç po shkojnë gjërat e ardhmja e Umtitit te Barcelona nuk është e sigurtë dhe kjo ka shtyer edhe më shumë drejtuesit e United drejt francezit.

Shumë skuadra tjera evropiane janë të interesuara për Umtitin, por ende nuk është e sigurtë që Barcelona do të lirohet nga shërbimet e tij dhe do ta lejojë të largohet nga “Camp Nou“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here