Montella beson në mrekulli: Bayerni nuk është i pamposhtur

Bayern Munchen dhe Sevilla sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit në Ligëne  Kampionëve në Allianz Arena. Ndeshja e parë mes tyre përfundoi me rezultatin 1-2.

Trajneri i Sevillas, Vincenzo Montella është i bindur se gara nuk ka mbaruar dhe se skuadra e tij do ta dëshmojë këtë.

“Ndeshjet janë të gjatë dhe me rëndësi është që të luajmë me durim. Ne besojmë se mund ta rikthejmë rezultatin negativ. Normalisht që është e mundur ta fitojmë Bayernin. Me rëndësi është që mos të pranojmë gol, sidomos në pjesën e dytë. Bayerni dominoi me posedimin e topit dhe neve do të na duhet ta shfrytëzojmë çdo rast. Besoj se mund të bëjmë surprizë”, ka deklaruar Montella para ndeshjes.

Sevilla u kualifikua në çerek finalen e Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Manchester Unitedin me rezultatin 1-2, në Old Trafford.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here