Abramovich do të shesë nëntë lojtarët e Chelsea!?

Është e sigurtë se trajneri italian, Antonio Conte do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit, kurse bashkë me të mund të largohen edhe disa futbollistë.

Telegraph shkruan se pronari i Chelsea, Roman Abramovich nuk mund ta durojë turpin që po ndodhë me skuadrën e tij dhe se ka vendosur ta ndryshojë situatën. Fillimisht do ta shkarkojë Conten dhe do të tentojë ta sjellë Allegrin në skuadër.

Pranë largimit nga Chelsea janë edhe Eden Hazard dhe Thibaut Courtois. Fabregas, Pedro, Cahill, Luis dhe Giroud gjithashtu pritet të largohen nga skuadra.

Batshuayi dhe Zuma të cilët janë të huazuar pritet që mos të rikthehen në skuadër sipas mediumit në fjalë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here