Allegri: Gjyqtari e vendosi se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale

Futbollistët e Juventusit mbrëm e mposhtën Realin me rezultatitn 1-3, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ata të kualifikohen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Juventus kishte epërsi prej 0-3 në minutat shtesë të ndeshjes, por në sekondat e fundit të shtesës gjyqtari akordoi penallti për Realin, kurse Ronaldo ishte i saktë nga pika e bardhë. Pas këtij vendimi të Michael Oliver u krijua një kaos në fushë që rezultoi me përjashtimin e Buffonit nga loja.

“Më vjen keq për lojtarët që dhanë maksimumin dhe ishin të shkëlqyeshëm. Më së paku merituam vazhdime dhe ndoshta do të ishim kualifikuar. Gjyqtari e vendosi se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale, tani më nuk dua të flas për atë”, ka deklaruar Allegri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here