Allegri zbulon detajet nga konflikti me Ramosin (VIDEO)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri i humbi nervat pas penalltisë së akorduar për Realin. 

Kamerat e kapën momentin kur Allegri po zihej me kapitenin e Realit, Sergio Ramos, i cili ishte në tunelin e lojtarëve.

Allegri dhe Ramos patën një konflikt verbal, kurse pas ndeshjes italiani zbuloi detajet e konfliktit.

“Ramos më tha se ishte penallti e pastërt, kurse unë i thash se edhe në ndeshjen e parë kishte një situatë të tillë por për favorin tonë. Megjithatë gjyqtari atëherë nuk na dha penallti, por i dha fund ndeshjes. Ramos nuk më kuptoi se për çfarë po flisja dhe nuk foli më”, ka deklaruar Allegri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here