Manchester United i hap dyert yllit të Real Madrid!

Paraqitja aspak e mirë e Gareth Bale me Real Madridin gjatë këtij sezoni dhe zëvendësimi i tij me Asension gjatë pjesës së parë në sfidën me Juventusin në Champions League kanë shtuar zërat për një largim të uellsianit nga madrilenët gjatë merkatos së verës.

Sipas mediave spanjolle, me situatën e krijuar ish-lojtari i Tottenham mund të rikthehet sërish në Premier League për sezonin e ardhshëm. Sinjalet për shitjen e 28-vjeçarit, që në 2013 i kushtoi spanjollëve plot 100 milionë euro, sa vijnë e bëhen më të forta.

Pavarësisht rendimentit të tij me fanellën bardhë, Manchester United është gati ta marrë lojtarin gjatë merkatos së verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here