Ronaldo i kërkon falje Buffonit pas ndeshjes!? (VIDEO)

Juventus arriti ta bëjë të pamundurën kundër Realit duke e rikthyer rezultatin negativ prej 3-0, por në fund Reali shënoi gol nga penalltia e cila u shkaktua nga Benatia.

Është e vështirë ta shohësh Buffonin në një situatë të tillë si ajo në ndeshjen e mbrëmshme. Portjeri i Juventusit mori karton të kuq pas protestave të tij ndaj vendimit të arbitrit Oliver.

Buffon ishte në mix zonën, ku po jepte deklaratë për mediumet, kurse në atë momente erdhi Cristiano Ronaldo i cili shënoi golin e kualifikimit.  Portugezi e ndaloi intervistën e Buffonit dhe e përqafoi atë dhe në fund i tha-më fal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here