Shqipëria fiton 2 pozicione në renditjen e FIFA-s!

Duket paradoksale, por përllogaritjet nuk gabojnë. Shqipëria, edhe pse u mund 0-1 në miqësoren e muajit mars me Norvegjinë, ka fituar dy pozicione në renditjen e FIFA-s, duke u ngjitur nga vendi i 58-të në të 56-tin.

Kuqezinjtë kanë përfituar nga rënia 5 shkallë e Japonisë dhe 10 të Bolivisë, për të patur zhvendosje pozitive në këtë renditje.

Katapultohet Kosova, pas dy fitoreve radhazi në miqësoret e marsit, 1-0 me Mozambikun dhe 2-0 me Burkina Fason. Një debutim perfekt për trajnerin zvicëran Challandes, nën drejtimin e të cilit “Dardanët” përmirësojnë me plot 24 pozicione renditjen e tyre, duke shkuar nga vendi i 176-të tek i 152-ti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here