“Të isha në vendin e Buffon do ta kisha goditur arbitrin”!

Ish portieri i Juventusit, Stefano Tacconi, ka sulmuar gjyqtarin Michael Oliver – “nëse do të isha Gigi Buffon, do ta kisha goditur atë në fytyrë…”

Zonja e Vjetër” përmbysi rezultatin nga ndeshja e parë dhe po fitonte 0-3 deri në minutën e 92′-të në “Santiago Bernabeu“, kur Medhi Benatia bëri një ndërhyrje ndaj Lucas Vazquez dhe arbitri, Michael Oliver, pa u menduar dy herë akordoi penallti në favor të Realit.

Gianluigi Buffon u dërgua me të kuq jashtë për shkak të protestave, kurse Cristiano Ronaldo nuk gaboi nga pika e bardhë për ta dërguar Real Madridin në gjysmëfinale.

“Duke e ditur se nuk do të luaj më, do ta ksiha goditur në fytyrë”, tha Tacconi për RMC Sport.

“Do të ishte bukur dhe e mrekullueshme për fundin e karrierës. Nuk mund të japësh një penallti si ajo në minutën e 95-të. Psikologjikisht të gjithë janë të tensionuar dhe nuk mund të japësh një penallti si ajo”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here