Willian merr një vendim për të ardhmen!

Willian është i lumtur në Chelsea.

Anësori brazilian, Willian, po kërkohet nga Barcelona e Manchester Unitedi, por thotë se është i lumtur te “Blutë e Londrës“.

“Më pëlqen Premier League. Më pëlqen Chelsea. Ëndrra ime ka qenë të luajë për Chelsean, kështu që është ëndërr e bërë realitet”, tha Willian për “Daily Mail“.

“Për mua, Premier League është liga më e fortë në botë dhe Londra është qytet i shkëlqyer. Familjes sime i pëlqen të jetoj këtu. Pas Brazilit, Londra është qyteti im i preferuar, më pëlqen edhe mua të jetoj këtu”.

“Bëra zgjedhjen e duhur kur vendosa të vij te Chelsea sepse tashmë kam fituar dy Premier League si dhe Kupën në pesë vite”, theksoi mes tjerash Willian.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here