Chelsea ka gjetur trajnerin e ri dhe i surprizon të gjithë!

Sipas mediave angleze Chelsea ka gjetur trajnerin e ri i cili do ta zëvendësojë Antonio Conten.

Blutë e Londrës po kalojnë një sezonë katastrofale dhe rrezikojnë të mos kualifikohen në Ligën e Kampionëve. Antonio Conte sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Stamford Bridge”.

Sipas mediave angleze zëvendsuesi i Contes do të jetë trajneri aktual i Napolit, Maurizio Sarri.

Chelsea ka arritur marrëveshje me italianin, por tani mbetet të arrihet marrëveshje me Napolin, pasiqë Sarri do të duhet ta prishë kontratën para kohe. Napolitanët kanë kërkuar 10 milionë euro, kurse Abramovich është i gatshëm ta pagujë shumën.

Sarri ka impresionuar Europën me rezultatet e tij. Sarri gjithashtu din të flasë rrjedhshëm në anglisht, pasiqë ka punuar në bankë pikërisht në Londër.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here